Debatet për urën e Ibrit, Ekspertët: Qëndrimi i BE i gabuar, nuk do të ketë tensione 

Nga A2 CNN
30 Korrik 2024, 20:16 | Aktualitet

Rikthimi i temës për hapjen e plotë të urës së Ibrit në Mitrovicë po nxit reagime të vazhdueshme nga ndërkombëtarët, me përfaqësuesit e BE dhe vendeve e QUINT-it që nxitojnë jo vetëm me deklarata, por dhe të shkojnë në zyrën e kryeministrit Kurti.

Por ekspertët e çështjeve të sigurisë mendojnë se hapja e urës për qarkullim të automjeteve, nuk do të shoqërohej me tensione. Edhe nëse do të kishte ndonjë reagim sipas tyre, do të kontrollohej nga institucionet e sigurisë.

Nënkryetari i komisionit të sigurisë, deputeti i Vetëvendosjes, Enver Dugolli iu referua konstatimit të BE, se lëvizja e lirë e automjeteve dhe e qytetarëve është sinjal se situata është e qetë dhe e sigurt.

Sipas tij, vetë serbët që jetojnë në veri kanë kërkuar që ura të hapet. 

Analisti politik Fidan Ukaj e cilëson të pakuptimtë thirrjen e BE që çështja e urës të diskutohet në takimet e Brukselit.

Në prill të 2023-shit, kuvendi i komunës së Mitrovicës se Veriut mori vendimin për hapjen e urës. Zyrtarë të qeverisë presin që deri në vjeshtë ky vendim të zbatohet.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos