Dialogu “shkon” në Uashington, Lajçak, O’Brien dhe Escobar diskutojnë për Kosovë-Serbi

Nga A2 CNN
9 Maj 2024, 20:12 | Aktualitet

Emisari i posaçëm i Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka përmbyllur vizitën e tij në Uashington.

Gjatë qëndrimit në tokën amerikane, është takuar me ndihmës sekretarin e shtetit, James O’Brien, si dhe me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Lajçaku thotë se diskutoi lidhur me rrugën për të ecur përpara në dialogun Kosovë-Serbi dhe konfirmuan bashkëpunimin e shkëlqyer mes Brukselit dhe Uashingtonit.

Të njëjtin mesazh pati edhe O’Brien. “Kemi koordinuar strategjitë për të lëvizur përpara Kosovën dhe Serbinë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, shkruan zyrtari I Departamentit të Shtetit.

Ai nënvizon mes tjerash se SHBA-të mbështesin fuqishëm dialogun dhe rrugën drejt marrëdhënieve paqësore dhe produktive. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos