Mbështetja për Ukrainën! Kurti dhe ekspertët: Sulmet ruse synojnë të destabilizojnë Kosovën

Nga Ideal Gola
8 Maj 2024, 20:37 | Aktualitet

Kosova së fundmi është sulmuar nga Rusia në tri fronte, atë diplomatik, përmes sulmeve kibernetike, por edhe spiunëve të dyshuar në veri. Kryeministri Albin Kurti deklaroi se synim i Federtës Ruse mbetet destabilizimi i Kosovës.

“Synimi i tyre është lufta hibride e cila do të kishte për pasojë po të ishte e suksesshme, destabilizimin e institucioneve tona, të sigurisë, të stabilitetit dhe të mbarëvajtjes së punëve”, tha Albin Kurti, Kryeministër.

Për ekspertët e sigurisë, mbështetja konkrete përmes pajisjeve ushtarake për Ukrainën e ka shndërruar Kosovën në një target të Rusisë përkundër arsyeve të tjera.

“Padyshim e bën traget nga niveli politik, e bën target nga niveli i spiunazhit, por ditëve të fundit e bën një target sa i përket sulmeve në rrjetet e telekomunikimit, internetit”, tha Drizan Shala, Ekspert i Sigurisë.

Institucioneve iu kërkohet një koordinim me aleatët, sidomos me Shtetet e Bashkuara, pasi e vetme nuk do të mund të përballojë sulmet agresive ruse.

“Do të duhet të jetë mesazh për institucionet e Republikës së Kosovës që veprimet e saj do të duhej të jenë në koordinim por do të duhet të kemi një veprim apo një paketë të masave preventive për të garantuar dhe për t’i ofruar vetes mbrojtjen e mjaftuar”, tha Shala.

Të martën, ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla deklaroi se mbështesin Ukrainën pasi e dinë nga përvoja me Serbinë se vetëm armët mund të ndalin gjenocidin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos