Kërkesa e QUINT-it, s’ka anëtarësim në Këshillin e Evropës pa Asociacion?

Nga Ideal Gola
7 Maj 2024, 20:24 | Aktualitet

Asociacioni i komunave me shumicë serbe mund të jetë pengesë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës këtë vit.

Në Prishtinë tashmë janë të bindur se shtetet e QUINT kërkojnë një lëvizje nga Qeveria e Kosovës në drejtim të formimit e që do të ishte pranimi i draftit Europian dhe dërgimi i saj në Gjykatë Kushtetuese.

“Sipas të gjitha gjasave formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe duket që është temë kryesore e po ashtu edhe kërkesa e faktorit ndërkombëtar në adresë të Kosovës dhe rrugës së saj për anëtarësim në KiE”, tha Fidan Ukaj, Politolog.

Krerët e shtetit përmes një letre u zotuan se do të kryejnë të gjitha obligimet nga dialogu me Serbinë pas anëtarësimit në Këshillin të Evropës por duket se kjo nuk po mjafton për të bindur vendet kryesore perëndimore.

“Në rast se nuk do të bëhej fare zotimi e të mos ndodhte anëtarësimi, por të bëhej zotimi e të mos ketë anëtarësim është një dështim i Qeverisë së Kosovës për të cilin duhet të jap përgjigje dhe llogari para qytetarëve të Kosovës”, u shpreh Shkodran Ramadani, analist.

Formimi i Asociacionit, për njohësit, tashmë do të jetë kriter për çdo përpjekje të Kosovës për anëtarësim jo vetëm në Këshillin e Evropës por në çdo organizatë tjetër.

“Zotimet që i ka marr Qeveria Kurti janë aty për të qëndruar, janë valide, janë të plotfuqishme dhe sa herë që Kosova të provojë të bëjë një hap para do të përballet me obligimet të cilat i ka marr në të kaluarën dhe nëse nuk bën tash do ta bëj një vit më vonë”, Shkodran Ramadani, analist.

Të hënën, kryeministri Kurti takoi ambasadorët e vendeve të QUINT-it duke iu kërkuar që të mos përziejnë rezultatet e dialogut që zhvillohet në Bruksel me atë të Strasburgut për anëtarësim në Këshillin e Evropës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos