Dimër i parakohshëm në Kosovë, petku i bardhë mbulon disa zona

Nga A2 CNN
2 Tetor 2025, 09:33 | Aktualitet

Dimër i parakohshëm në Kosovë, petku i bardhë mbulon

Një dimër i parakohshëm ka goditur mëngjesin e së enjtes Kosovës, duke mbuluar me reshje të dendura bore disa zona.

Rënia e ndjeshme e temperaturave ka sjellë borë në Istog, Deçan e Prevallë, duke ofruar një peizazh të këndshëm për banorët, por edhe turistët.

Sipas meteorologëve, reshjet do të vazhdojnë edhe të premten me intensitet edhe më të lartë, teksa autoritetet iu kërkojnë drejtuesve të makinave të kenë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos