Trupat turke mbërrijnë në Kosovë në mbështetje të KFOR

Nga A2 CNN
29 Shtator 2025, 07:58 | Aktualitet

Trupat turke mbërrijnë në Kosovë në mbështetje

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se Forca Operative Rezervë Turke ka mbërritur në Kosovë për të filluar një dislokim të përkohshëm.

Sipas njoftimit të KFOR-it, njësia turke ka marrë përgjegjësitë nga Batalioni Multinacional i Forcës Operative Rezervë në kuadër të planit të rotacionit të mbikëqyrur nga Komanda e Forcës së Bashkuar të NATO-s në Napoli, Itali.

Gjithashtu bëhet e ditur se gjatë muajve në vijim ky batalion do të realizojë aktivitete përkrah njësive të tjera të KFOR-it, i gatshëm për të reaguar ndaj çdo zhvillimi në situatën e sigurisë.

“Këto forcime përmirësojnë fleksibilitetin operacional të KFOR-it dhe gatishmërinë për t’u përgjigjur ndaj zhvillimeve të sigurisë që ndryshojnë”, thuhet në njoftimin e NATO-s. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos