Vendimi final për dënimin e ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është ndjekur me vëmendje nga të afërm dhe banorë të zonës së Burojës në komunën e Skënderaj. Ata flasin me lot në sy, duke theksuar se vendimin e kishin pritur me emocione. Ndërsa vëllai i Hashim Thaçit foli për ankimim të vendimit.
Gani Thaçi, vëllai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas dënimit të tij me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Vëllai i ish-presidentit ka thënë se familja pret që Apeli ta përmbysë vendimin e Gjykatës Speciale me 25 vjet burgim për krime lufte. “E presim Apelin”, ka thënë ai tek ka dalë nga shtëpia.
“Jemi të bindur në pafajësi”, ka shtuar Gani Thaçi. Gani Thaçi e ndoqi nga shtëpia familjare në Burojë të Skenderajt vendimin për vëllain e tij, si edhe për tre ish-pjesëtarët e tjerë të UÇK-së, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Selimi” u shpreh ai.
Një reagim ka patur edhe nga fqinjët e Hashim Thaçit të cilët të zhgënjyer folën për vendimin e dënimit. Ata theksojnë se vendimi është me keq për banorët e Kosovës dhe ish-luftëtarët. Këto vendime sipas tyre janë vendime të padrejta.
Të tjerë shprehen padrejtësia është e madhe. Ata flasin me lot në sy, duke theksuar se vendimin e kishin pritur me emocione. (A2 Televizion)