Mbështetësit e UÇK-së përplasen me policinë në Hagë, tensione edhe para zyrave të EULEX

Nga A2 CNN
16 Shtator 2026, 13:42 | Aktualitet

Mbështetësit e UÇK-së përplasen me policinë

Përplasje janë shënuar në Hagë mes mbështetësve të UÇK-së dhe policisë, pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës për dënimin e ish-drejtuesve të UÇK-së.

Sipas pamjeve të publikuara nga KosovaPress, policia ka përdorur edhe ujë për shpërndarjen e turmës së protestuesve.

Ndërkohë, tensione janë raportuar edhe para zyrave të EULEX-it, ku janë mbledhur një pjesë e protestuesve pas shpalljes së vendimit në Hagë. Policia ka rrethuar zonën pranë zyrave të misionit.

Gjykata Speciale në Hagë ka dënuar me 25 vite burgim Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin. Kadri Veseli është dënuar me 18 vite burgim, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vite burgim. Vendimi ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së ka shkaktuar reagime dhe protesta si në Hagë, ashtu edhe në Kosovë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos