Procesi i kontestuar gjyqësor për 4 ish-krerët e UÇK në Hage, u mbyll sot me një vendim tronditës për Kosovën. Gjykata Speciale shpalli fajtorë katër ish-krerët e UÇK-së, duke i cilësuar përgjegjës për krime lufte. Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vite burg, Kadri Veseli me 18 dhe Rexhep Selimi me 13 vite.
Populli i Kosovës ndoqi nga sheshi në Prishtinë dhe para gjykatës në Hagë seancën ndaj katër ish-kryetarëve të UÇK-së, duke pritur me lot vendimin e trupës gjykuese.
Por reagimet nuk ranë në sy të gjykatësit që për ironi foli në emër të atyre që kërkuan drejtësinë për UÇK, që luftoi për liri dhe pavarësi.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi u shfajësuan për krimet kundër njerëzimit
Megjithatë Specialja nuk u tërhoq nga akuzat e tjera krime të luftës përfshirë ndalimin e paligjshëm ose arbitrar, trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen e paligjshme. Dënimet ishin ekstreme.
Trupi gjykues konstatoi se krimet e kryera ishin të rënda dhe të përhapura në 14 komuna të Kosovës dhe dy rrethe në veri të Shqipërisë. Sipas tij, përgjegjësia e katër të akuzuarve është individuale, por ata vepruan së bashku dhe arritën marrëveshje për një qëllim të përbashkët kriminal.
Vrasja e 96 personave që nuk merrnin pjesë aktive në luftime ndalimi i paligjshëm sipas trupës i 385 personave, dhe torturimit të 303 personave ishin gjetjet e gjykatës. (A2 Televizion)