Operacioni i Policisë së Kosovës në veri, reagon Serbia: Do të ketë pasoja të rënda

Nga A2 CNN
30 Gusht 2024, 22:27 | Aktualitet

Operacioni i Policisë së Kosovës në veri, reagon Serbia: Do

Lista Serbe dhe kreu i ekipit negociator serb, Petar Petkovic kanë reaguar pas operacionit të Policisë së Kosovës, ku u mbyllën disa zyra në veri që përdoreshin nga strukturat paralele serbe.

Kreu i Listës Serbe, Zlatan Elek tha se ndërhyrja e sotme në institucionet e Republikës së Serbisë tregoi Albin Kurti nuk i do ato, Asociacionin e as serbët në Kosovë.

Teksa Petar Petkovic, sipas A2 CNN, u shpreh se ajo që ka ndodhur në katër komunat në Veri do të ketë pasoja të rënda.

“Kaosi që u krye sot nga Albin Kurti në të katër komunat në veri të Kosovës do të ketë pasoja të gjera për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe është llogaritur me qëllim që të shkaktojë konflikt në veri të Kosovës dhe një përshkallëzim të ri të situatës”,  deklaroi Petkovic. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos