Ka nisur protesta e serbëve në sheshin “Car Llazari” në Mitrovicë të Veriut me pretendimet e tyre se gjendja iu është rënduar për shkak të mbylljës së degëve të postës serbe.
Protestuesit gjithashtu janë kundër vendimit të qeverisë së Kosovës për hapjen e Urës së Ibrit.
Vihet re një prezencë e shtuar e Policisë së Kosovës, EULEX dhe KFOR, teksa protesta po mbikëqyret edhe me dronë. Gjithashtu në fluturim është ngritur edhe një helikopter i KFOR.
Presidenti serb reagoi ashpër lidhur me aksionin e policisë së Kosovës për mbylljen e zyrave postare, duke e cilësuar si një përpjekje për luftë nga ana e Kurtit. Ai dënoi gjithashtu ashpër edhe vendet perëndimore që sipas tij, po ofrojnë mbështetje për qeverinë Kurti. (A2 Televizion)