Mbyllja e degëve të Postës Serbe, reagon SHBA: Po minoni reputacionin e një partneri të besueshëm

Nga A2 CNN
5 Gusht 2024, 22:45 | Aktualitet

Mbyllja e degëve të Postës Serbe, reagon SHBA: Po minoni

Pas Bashkimit Europian, edhe SHBA ka reaguar me anë të ambasadës së saj në Prishtinë pas për mbylljen e mbylljen e 9 degëve të Postës së Serbisë në veri të Kosovës.

Deklarata e ambasadës është e ashpër duke thënë se veprimet e pakoordinuara minojnë reputacionin e Kosovës si një partner i besueshëm ndërkombëtar.

“Qeveria e SHBA është thellësisht e zhgënjyer nga veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës ndaj degëve të postave serbe në veri të Kosovës.

Veprimet e pakoordinuara të Kosovës i vënë qytetarët e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it në rrezik më të madh, përshkallëzojnë në mënyrë të panevojshme tensionet rajonale dhe minojnë reputacionin e Kosovës si një partner i besueshëm ndërkombëtar.

Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës që të ndërpresë çdo veprim të mëtejshëm të njëanshëm dhe t'i kthehet angazhimit konstruktiv në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të zgjidhur çështjet që kanë të bëjnë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, mbyllet reagimi i ambasadës së SHBA në Kosovë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos