Rikthehen përplasjet e forta mes Kosovës dhe Serbisë, mes debateve për hapjen e urës mbi lumin Ibër, dhe pas vendimit të autoriteteve në Prishtinë për të mbyllur 9 pika postare në veri.
Presidenti serb reagoi ashpër lidhur me aksionin e policisë së Kosovës, duke e cilësuar si një përpjekje për luftë nga ana e Kurtit. Ai dënoi gjithashtu ashpër edhe vendet perëndimore që sipas tij, po ofrojnë mbështetje për qeverinë Kurti.
Dhe nuk ka vonuar reagimi i kryeministrit Kurti, e po ashtu i zyrtarëve të tjerë në Kosovë, të cilët po ngrenë dyshimet se Vuçiç mund të jetë duke përgatitur një tjetër skenar si ai i Banjskës.
Në mesin e tensioneve, serbët kanë paralajmëruar ditën e sotme dhe një protestë që do të mbahet më vonë gjatë ditës. (A2 Televizion)