Ende asnjë gjurmë! Vijojnë kërkimet për 33-vjeçarin në Liqenin e Ujmanit, Maqedonci: Në ndihmë edhe FSK

Nga A2 CNN
29 Korrik 2025, 10:55 | Aktualitet

Ende asnjë gjurmë! Vijojnë kërkimet për

Njësitet e specializuar të zhytjes dhe kërkim shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë nisur mëngjesin e sot operacionin e kërkim-shpëtimit për 33-vjeçarin e cili ra të dielën në liqenin e Ujmanit. Ministri i Mbrojtjes së Kosovës Ejup Maqedonci bën të ditur se ato janë angazhuar në mbështetje të autoriteteve civile për kërkimin e trupit të mërgimtarit në liqenin e Ujmanit në Komunën e Zubin Potokut.

Ende asnjë gjurmë! Vijojnë kërkimet për

“Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të detyrave të saj thelbësore ka edhe mbështetjen e autoriteteve civile. Në këtë aspekt në bashkëpunim me Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Policinë e Kosovës dhe bashkërendim me KFOR, ekipet e specializuara të FSK kanë filluar operacionin e kërkimit në liqenin e Ujmanit me synimin që sa më shpejtë të nxirret trupi i mërgimtarit dhe ti lehtësohet dhimbja familjes”, shkruan Maqedonci në Facebook, krahas fotove nga ky operacion.

Ende asnjë gjurmë! Vijojnë kërkimet për

Të dielën pasdite, 33-vjeçari u hodh në liqenin e Ujmanit, dhe nuk u pa më në sipërfaqe dhe deri më tani nuk ka ende ndonjë gjurmë të tij.

Zbarkimi i trupave të FSK-së në veriun e banuar me shumicë serbe mund të bëhet vetëm me pëlqim paraprak të KFOR-it, në bazë të një zotimi që është bërë në vitin 2013 nga Qeveria e Kosovës dhe NATO.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos