"Nuk e di se sa gjatë do të duan SHBA-të që trupat e tyre të jenë të pranishme në Kosovë".
Kështu është shprehur Daniel Serwer, profesor në Universitetin Johns Hopkins dhe lobist shqiptar. Në një deklaratë për “Klan Kosova”, Server e vlerësoi situatën e sigurisë në Kosovë si të mire.
"Kosova është mirë për momentin, por nuk e di se sa gjatë Shtetet e Bashkuara do të duan që trupat e tyre të qëndrojnë atje", tha ai.
Duke folur për deklaratën e fundit të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, se përshkallëzimi në Kosovë është parandaluar, ai tha se Forcës së Sigurisë së Kosovës mund t'u jepen shumë shpejt përgjegjësi më të mëdha dhe shtoi se shpreson që kjo të ndodhë.
Sipas tij megjithëse Kosova mbetet një prioritet për aleatët ndërkombëtarë, interesat e mëdha të SHBA-së mund të ndikojnë në angazhimin e mëtejshëm të trupave amerikane në rajon. (A2 Televizion)