Operacion kundër spiunazhit në Kosovë, Prokuroria Speciale: Detajet në përfundim

Nga A2 CNN
17 Korrik 2025, 10:13 | Aktualitet

Operacion kundër spiunazhit në Kosovë, Prokuroria Speciale:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë po zhvillon një operacion në lidhje me dyshimet për spiunazh. Në njoftimin e shpërndarë për mediat thuhet se për shkak të ndjeshmërisë së hetimeve, më shumë detaje do të bëhen publike pas përfundimit të operacionit.  

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se nën udhëheqjen e saj, është duke u zhvilluar një operacion në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, në lidhje me dyshimet për kryerjen e veprës penale të spiunazhit.

Operacioni është ende në zhvillim dhe për shkak të ndjeshmërisë së hetimeve, më shumë detaje do të bëhen publike pas përfundimit të operacionit.  

Prokurori i Shtetit do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me ligjet në fuqi”, thuhet në njoftim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos