"Nuk ka rrezik të forcave serbe në veri të Kosovës", KFOR mohon Osmanin

Nga A2 CNN
21 Korrik 2025, 20:08 | Aktualitet

Edhe pse Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani foli për lëvizjen e forcave serbe përgjatë kufirit me Kosovën në fund të majit 2025, gjë që, sipas saj, mund të kishte çuar në një përshkallëzim, me anë të një reagimi për median kosovare, Gazeta Ekspres, KFOR-i i ka mohuar këto pretendime.

“Kohët e fundit, nuk kemi vërejtur ndonjë ndryshim domethënës në praninë e Forcave të Armatosura Serbe në anën serbe përgjatë vijës administrative. Në përputhje me procedurat ekzistuese, Forcat e Armatosura Serbe informojnë rregullisht KFOR-in për vendosjen e trupave të tyre dhe aktivitetet operative pranë vijës administrative”, deklaroi zyra e medias e KFOR-it.

Ata gjithashtu theksuan se Komandanti i KFOR-it mban komunikim të rregullt me të gjitha strukturat e sigurisë, përfshirë Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Serbe.

“Komandanti i KFOR-it ka komunikim të rregullt me të gjithë homologët e tij, përfshirë përfaqësuesit e organizatave të sigurisë në Kosovë dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Serbe, Gjeneral Major Milan Mojsiloviç. Kjo na ndihmon të mbrojmë dhe të përmirësojmë më tej kuptimin tonë të situatës”, deklaroi KFOR-i. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos