
Gjykata Speciale në Hagë ka dënuar me 13 vite burg Rexhep Selimin.
Më herët u shpallën vendimet për ish-krerët e tjerë të UÇK, ku u dënua me 25 vite burg Hashim Thaçi, 25 vjet burg Jakup Krasniqi, 18 vjet burg Kadri Veseli.
Gjykata Speciale ka thënë se të katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë pasur qëllim të përbashkët kriminal, kanë dhënë kontribut të qenësishëm në realizimin e tij dhe synuan krimet përkatëse. (A2 Televizion)