“Gjykim i tmerrshëm për Kosovën”, Konjufca reagon pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

Nga A2 CNN
16 Shtator 2026, 12:06 | Aktualitet

“Gjykim i tmerrshëm për Kosovën”, Konjufca reagon pas

Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, ka reaguar pas dënimeve më burg të ish-krerëve të UÇK nga Gjykata Speciale, duke e konsideruar një gjykim të tmerrshëm për Kosovën. Për Konjufcën dëmi do të jetë i madh për shtetin e Kosovës dhe narracionin e saj.

Gjykim i tmerrshëm për Kosovën, për luftën tonë çlirimtare. Kosova e ka përjetuar vetë luftën, e dimë çka është lufta e UÇK-së dhe ne e dimë që nuk ka pas far mekanizmi kriminal për me cenu asnjë popullatë. Është vendim i trishtueshëm, i padrejtë, i pamerituar. Vërtet është diçka për të cilën do të jetë dëm shumë i madh, edhe për narracionin tonë, edhe për shtetin e Kosovës. Kur po më kujtohet që aktakuzën e kanë pas Serbi, që janë dënuar 15 vjet në mungesë e kjo gjykatë kinse në emër të popullit me këto dënime drakonike”, ka thënë Konjfuca pasi doli nga salla në Hagë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos