Ministrja për Arsim, Shkencë, Teknologji dhe Inovacion e Kosovës, Arbërie Nagavci, ka thënë se është hapur konkurs për ndarje të bursave për studentët nga Republika e Shqipërisë, në universitete publike në programet baçelor dhe master për vitin akademik 2024-2025, shkruan A2 CNN.
Në një postim në Facebook, ajo ka deklaruar se “të drejtë aplikimi për bursë kanë të gjithë/a studentët/et në nivelin BA dhe MA që studiojnë në institucionet publike të arsimit të lartë në Kosovë, nga Republika e Shqipërisë të cilët/at i plotësojnë kushtet dhe kriteret e përcaktuara.
Konkursi do të jetë i hapur deri më 11 nëntor në ora 16:00.
Detajet e konkursit mësojini këtu. (A2 Televizion)