Hoxhaj flet për takimin me Vance: Kandidati i Trump për nënpresident e njeh mirë Ballkanin

Nga Xhevahir Qardaku
16 Korrik 2024, 20:48 | Aktualitet

Hoxhaj flet për takimin me Vance: Kandidati i Trump për

“J.D Vance i njeh shumë mirë sfidat me të cilat përballet Ballkani dhe Europa”. Kështu shkruan deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, duke rrëfyer dhe një bisedë të zhvilluar me 39-vjeçarin në Konferencën e Sigurisë në Mynih, i cili tashmë është shpallur si bashkëkandidati i Donald Trump për presidencialet amerikane.

“I ngazëllyer kur pashë Presidentin Trump të zgjedhë J.D Vance si kandidat për zëvendës president! Pasi e kam takuar së fundmi në Mynih, mund të garantoj për mirëkuptimin e tij të thellë të sfidave ballkanike dhe europiane. Pikëpamjet dhe udhëheqja e tij janë pikërisht ajo që na nevojitet në këto kohë të trazuara”, shkruan Hoxhaj në profilin e tij në platformën X. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos