Reagon ashpër Organizata e Veteranëve: Gjykata Speciale po jep dënime në bazë të dëshmive të pushtuesve

Nga Xhevahir Qardaku
16 Korrik 2024, 20:12 | Aktualitet

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës reagoi ashpër kundër vendimit të Gjykatës Speciale që dënoi me 18 vite burg, Pjetër Shalën.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka luftuar kundër pushtuesit serb dhe për lirinë e popullit. Gjykata Speciale në Hagë në emër të popullit dënon luftëtarët e UÇK-së, por duke u bazuar në dëshmi të pushtuesit serb e me dëshmi të dëshmitarëve të fshehur nga populli”, lexohet në reagimin e ushtruesit të detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku.

Ai e mbyll reagimin e tij duke thënë se “ashtu sikur në aktgjykimet e kaluara, edhe në rastin e bashkëluftëtarit Pjetër Shala, Gjykata Speciale aktgjykimet i merr politikisht”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos