Hyn në fuqi vendimi, nga Bosnja në Kosovë pa viza

Nga A2 CNN
1 Janar 2025, 11:59 | Aktualitet

Hyn në fuqi vendimi, nga Bosnja në Kosovë pa viza

Nga sot, qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës mund të lëvizin pa viza në Kosovë.

Vendimi për këtë masë ka hyrë në fuqi në mesnatë dhe lejon lëvizjen e lirë për të gjithë ata që mbajnë karta identiteti nga Bosnja dhe Hercegovina.

Grupi i parë i qytetarëve boshnjakë ka hyrë në Kosovë pas orës 12:00 pas mesnate, duke u pritur nga zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilia Rexhepi, në pikëkalimin kufitar.

Ky moment shënon fillimin e heqjes së regjimit të vizave për qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës, një vendim që u njoftua nga Kryeministri Albin Kurti gjatë Samitit të Procesit të Berlinit në tetor të vitit 2024. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos