Ndërrimi i viteve në Prishtinë, mbi 20 raste me lëndime nga mjetet piroteknike

Nga A2 CNN
1 Janar 2025, 09:58 | Aktualitet

Kryeqyteti i Kosovë, Prishtinë, u mbulua nga fishekzjarrët. Banorët shijuan spektaklin e festave gjatë ndërrimit të viteve.

Në orët e para të së mërkurës, kryeqyteti mori ngjyra të ndryshme nga fishekzjarrët të cilat ndriçuan qiellin mbi qendrën e Prishtinës, duke krijuar një spektakël mahnitës për qytetarët dhe mysafirët e shumtë.

Fishekzjarrët, që filluan në orën 00:00, ishin një simbol i bashkimit dhe dëshirave për një vit të ri më të mbarë, të mbushur me shëndet, dashuri dhe suksese. 

Ndërkohë mbi 20 raste janë trajtuar në Klinikën Emergjente si shkak i lëndimeve të shkaktuara nga mjetet piroteknike.

Shefi i Emergjencës, Agron Çitaku ka bërë të ditur për mediat në Kosovë se të lënduarit janë kryesisht të rinj, ndërkaq dy prej tyre janë të moshës më të thyer.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos