Kosova pa drita për festa, operatori zbulon arsyet

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2024, 20:19 | Aktualitet

Në këto prag festash, Kosova po përballet me ndërprerje të furnizimit me energji elektrike, me qytetaret e bizneset qe kane pasur ankesa te shumta.

Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli kërkoi nga kompania publike KOSTT dhe KEDS angazhim maksimal për furnizim të rregullt me energji elektrike dhe adresimin e problemeve në rrjetin energjetik.

Por sipas drejtuesit të Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut, KOSTT ndërprerjet e energjisë elektrike po ndodhin për shkak të mbingarkesës në rrjet si pasojë e rritjes së konsumit e jo për shkak të mungesës së energjisë.

Në një deklaratë pas takimit me Rizvanollin ai tha se nuk ka mungesë të energjisë dhe se problemi është i përkohshëm. Më herët Kryeministri Albin Kurti u bëri thirrje qytetarëve që nga ora 18 e deri në mesnatë të racionalizojnë konsumin e energjisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos