Kosova konfirmoi rastin e parë me Linë e Majmunit. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njoftoi përmes një njoftimi se i infektuar me këtë virus është një shtetas i Kosovës i moshës 30-vjeçare.
Ai po trajtohet në Klinikën Infektive në Prishtinë që nga 24 dhjetori, pasi ishte kthyer nga Afrika Perëndimore dhe kishte simptoma të tilla si temperaturë, ethe, ndryshime në lëkurë, fytyrë e duar dhe kruajte.
Sipas institutit, pacienti është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.
Instituti, thuhet më tej, “i ka gjurmuar të gjitha kontaktet e deklaruara të personit të infektuar dhe të familjarëve të tij, të cilëve u janë dhënë rekomandimet për masat e parandalimit dhe të kontrollit të infeksionit”.
Ministri i shëndetësisë Arben Vitia tha më vonë se Kosova i ka marrë të gjitha masat, se së shpejti do të dalin me njoftime shtesë.
Lija e majmunit është një infeksion viral që shkakton puçrra me qelb dhe ka simptoma të ngjashme me gripin. Infeksioni zakonisht është i lehtë, por mund të shkaktojë edhe vdekjen. (A2 Televizion)