Sulmi terrorist në Banjskë, gati dosja për Radoiçiç, Serbia kërkon dokumentet nga EULEX

Nga Xhevahir Qardaku
17 Korrik 2024, 20:16 | Aktualitet

Akuzat për sulmin në Banjskë nuk ka gjasa të ngrihen para vjeshtës. Burime nga Prokuroria Speciale e Kosovës për Radion Europa e Lirë theksojnë se hetimet do të marrin kohën e tyre por pak mundësi ka që ato të fillojnë gjatë këtij viti.

“Hetimet rreth rastit janë në fazën finale” dhe “dosja e akuzës për rastin e Radoiçiç janë në fazën përfundimtare.

Pas përfundimit dhe ekzaminimit të disa raporteve periferike, do të procedohet më tej”, thekson Radio Europa e Lirë duke cituar burime konfidenciale. Radoiçiç besohet të jetë i lirë në Serbi, ndërsa në Kosovë janë të ndaluar tre persona në lidhje me sulmin terrorist të Banjskës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos