Ish-luftëtari i UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

Nga A2 CNN
19 Shtator 2026, 21:05 | Aktualitet

Nasim Haradinaj, ish-luftëtar i UÇK-së, deklaroi se Gjykata Speciale ka dënuar të gjithë kombin shqiptar me vendimin e saj.

“Ne nuk mund të biem në manipulimin e këtij gjykatësi, që ka qenë manipulues edhe gjatë kohës që ka qenë në Kosovë. Aty jo vetëm që nuk flitet për përgjegjësi penale, unë po them se aty ai përpos që ka dënuar një popull të Kosovës, ka dënuar edhe komplet Shqipërinë me dy rajone, rajonin e Tropojës dhe rajonin e Hasit. Pra, ai ka implikuar një Shqipëri të tërë në këto krime që po thonë individuale”, tha Haradinaj në një lidhje direkte me studion e “Terminal” nga Loneta Progni, në A2CNN.

“E dyta, na kanë dënuar më shumë sesa kanë dënuar vetë Serbinë. Milutinoviç u lirua nga aktakuza, neve na kanë dënuar kryeministrin. Janë hedhur poshtë edhe dëshmitarët më kredibël të NATO-s. Duhet të protestojmë kudo ku ka shqiptarë, sepse po na baltosin. Gjithashtu, kemi qenë ushtri vullnetare dhe luftën e kemi bërë bashkë me Amerikën”, shtoi Haradinaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos