“Joshje dhe shantazhe”, Kurti: Serbia synon destabilizm dhe konflikt në Kosovë

Nga Erjon Dervishi
6 Prill 2025, 17:01 | Aktualitet

“Serbia po tenton të destabilizojë Kosovën” kjo është akuza që ngriti Këshilli i Sigurisë së Kosovës që u mblodh të dielën me kërkesë të Kryeministrit Kurti.

“Serbia po ndërhyn te disa prej deputetëve të komuniteteve joshumicë e joserbë, që të sabotojë themelimin e institucioneve të reja të legjislaturës së nëntë. Me kërcënime e joshje, dhe sidomos me shantazhe, ajo po orvatet të nxisë tensione ndëretnike e ndërpartiake në Kosovë dhe ta destabilizojë Kosovën” thuhet në njoftim.

Këshilli i Sigurisë i cilësoi këto përpjekje si ndërhyrje ndaj “sovranitetit shtetëror, funksionimit demokratik dhe integritetit institucional të vendit tonë”.

Kujtojë së në javën e parë të prillit Kryeministri Kurti, partia e të cilit fitoi zgjedhjet parlamentare ka zhvilluar takime me partitë e komuniteteve joshumicë në Kosovë, me të cilët ka diskutuar për konstituimin e Kuvendit dhe formimit të Qeverisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos