Presidenti amerikan Donald Trump shpalli tarifa të reja ndaj importeve nga rreth 200 vende në botë, në mesin e të cilave Kosova dhe Shqipëria, ndaj të cilave u vendosën tarifa prej 10%.
Por, si e shohin qytetarët vendimin e fundit të administratës Trump?
Disa prej tyre vlerësojnë se taksa do t’i shkaktojë dëme Kosovës, ndërsa të tjerë e vënë theksin te reciprociteti.
“Konsumatori e paguan në fund. 10% taksë për Kosovën është shumë e madhe. Qeveria duhet të përpiqet ta heqë sepse është ngarkesë e madhe”, thotë një prej qytetarëve.
“Ne kemi reciprocitetin”, thonë të tjerë.
(A2 Televizion)