KFOR dhe BE nënshkruajnë memorandum për evakuime në raste krize në Kosovë

Nga A2 CNN
12 Shtator 2025, 22:51 | Aktualitet

KFOR dhe BE nënshkruajnë memorandum për evakuime në raste

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, Gjeneralmajor Enrico Barduani, dhe Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë dhe përfaqësuesi special i BE-së, Aivo Orav, nënshkruan memorandum mirëkuptimi që rregullon mbështetjen dhe ndihmën e KFOR-it në rast të zhvendosjes apo evakuimit gjatë situatave kritike.

Sipas KFOR-it, përmes kësaj MoU, KFOR-i dhe EUOK-u zyrtarizojnë procedurat që forcojnë besimin e ndërsjellë, sqarojnë rolet dhe rrisin koordinimin, duke mundësuar që të dy misionet të përgjigjen në mënyrë efikase dhe kohezive brenda mandateve përkatëse.

Memorandumi dëshmon angazhimin e aktorëve ushtarakë dhe civilë për të punuar së bashku në mënyrë proaktive, duke përforcuar kështu gatishmërinë, stabilitetin dhe sigurinë në rrethana sfiduese në terren./kosovapress (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos