Sheh nga afër armët e reja, Kurti: Armatosja jonë vetëm për paqe dhe mbrojtje të kufijve

Nga Xhevahir Qardaku
20 Nëntor 2024, 20:08 | Aktualitet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral lejtënant Bashkim Jashari dhe ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, vizituan një nga depot ku janë vendosur furnizimet e fundit me armatim të ushtrisë.

“Ky armatim modern është në kuadër të blerjeve dhe furnizimeve të vazhdueshme që jemi duke i bërë për forcën tonë dhe është vetëm një pjesë fare e vogël e sasisë më të madhe të armatimit të këmbësorisë që ndonjëherë kemi marrë”, njofton shefi i qeverisë, shkruan A2.

Më tej, Kurti shton se “ngritja e kapaciteteve ushtarake ka qenë dhe do të jetë gjithnjë në shërbim të mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial dhe të ruajtjes së paqes dhe sigurisë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos