Kosova tregon fuqinë ushtarake: Jemi më të fortë se kurrë, FSK gati të mbrojë sovranitetin e vendit

Nga Rosalba Bejdo
17 Shkurt 2026, 18:04 | Aktualitet

Njësi të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë parakaluan më 17 shkurt në qendër të Prishtinës, në kuadër të ceremonive shtetërore për shënimin e 18-vjetorit të pavarësisë së vendit. Parakalimi, i shoqëruar nga automjete ushtarake dhe pajisje të avancuara, pasqyroi përpjekjet për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe të sigurisë së vendit.

Teksa pohoi se “pa kontributin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pavarësia nuk do të ishte realiteti që festojmë sot”, presidentja Vjosa Osmani  u shpreh se FSK dhe Policia e Kosovës po dëshmojnë çdo ditë se Kosova është më e fortë se kurrë dhe gati për anëtarësim në NATO.

“Sot Kosova po ndërton kapacitet e saj të mbrojtjes me përgjegjësi dhe vizion, sot trashëgimtarët e UÇK-së, forca jonë e sigurisë dhe Policia e Kosovës po na bëjnë çdo ditë krenarë. Ata e dëshmojnë se Kosova është gati për NATO. Sot Kosova është më e fortë se kurrë, më e përgatitur se kurrë më parë, më e vendosur se çdoherë për të ecur përpara pavarësisht sfidave”, u shpreh Osmani. 

Kryeministri i vendit, Albin Kurti e shfrytëzoi fjalën e tij në ceremoninë para lajmit të UÇK për të përcjellë edhe njëherë mesazhin se këtë ditë feste nuk i mbyllin sytë para padrejtësive që po kalojnë krerët e UÇK-së në Hagë.  

Kreu i ekzekutivit kosovar theksoi investimet e mëdha të bëra në ushtria, dhe tha se  Forca e Sigurisë së Kosovës është ushtri e gatshme për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial.

“Në vitet e fundit shpenzimet për ushtrinë janë shumëfishuar numri i pjesëtarëve të FSK është dyfishuar me rekrutimin e gjeneratave të reja të kadetëve të ushtarëve mes tyre edhe numri i pjesëtarëve gra që tashmë është prioritet i shpallur shtetëror për FSK. Investimi për blerje dhe pajisjeve është mbi 450 milionë euro investime këto të drejtpërdrejta në armatim modern, mjete ushtarake, municion të mjaftueshëm dhe sisteme të komunikimit...FSK sot po zhvillohet si një ushtri profesionale dhe e ndërveprueshme me aleatët tanë, e gatshme për të mbrojtur sovranitetin tonë shtetëror integritetin tonë territorial dhe jetën e qytetarëve të Kosovës”, tha ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se parada e sotme nuk është demonstrim force përballë dikujt, por dëshmi e modernizimit dhe pjekurisë së shtetit. Parakalimin e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë e panë nga afër përfaqësues të korit diplomatik, përfaqësues institucional vendor.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos