Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Banduani, me të cilin diskutuan rreth situatës së sigurisë në nivel regjional dhe global.
Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan të rëndësishëm pjesëmarrjen e FSK-së në kuadër të ushtrimit ndërinstitucional ndërmjet FSK, KFOR-it dhe Policisë, “Golden Sabre 25”, organizuar nga misioni i NATO-s në Kosovë, gjë që ka ndikuar në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe KFOR-it.
Me këtë rast Maqedonci shprehi dhe gatishmërinë për vazhdimin e koordinimit të ndërsjellë për çështjet me interes të përbashkët në kuadër të zhvillimeve aktuale dhe ndikimit të tyre në mjedisin e sigurisë. (A2 Televizion)