Krishtlindjet festohen në Kosovë, Dodë Gjergji: Vendi të ketë stabilitet të qëndrueshëm politik

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2025, 15:23 | Aktualitet

Krishtlindjet festohen në Kosovë, Dodë Gjergji: Vendi të

Krishtlindjet janë festuar edhe në Kosovë. Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, në meshën për këtë ditë të shënuar, bëri thirrje për harmoni dhe paqe. Ai pati edhe një mesazh të veçantë për klasën politike, duke theksuar se vendi duhet të ketë stabilitet politik, teksa pas 3 ditësh do të votohet për zgjedhjet parlamentare.

“Bota sot po përballet me frikën e shkatërrimit, pasi ka mbetur pa dashuri, po flet me gjuhën e urrejtjes, sepse e ka humbur fuqinë e arsyes dhe po merren vendim sipas interesave të fortëve dhe jo sipas drejtësisë. Mjerisht, kjo mënyrë e të menduarit, kjo formë e veprimit dhe kjo qasje ndaj njerëzit tjetrit po merr jetë njerëzish gjithandej botës ku ka luftë, padrejtësi e varfëri. e ndiej të nevojshme t’ju ftoj që, në zgjedhjet e pas Krishtlindjes, të jemi të përgjegjshëm për të marrë vendimin sipas ndërgjegjes dhe për të restauruar gjendjen në vitin që po e lëmë pas, duke kryer obligimin qytetar. Pasi kështu do të kontribuojmë të gjithë që vendi ynë të ketë një stabilitet të qëndrueshëm politik, të përshpejtojë hapat drejt familjes evropiane dhe ta ruajë vlerat bazike të shoqërisë sonë”, tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos