''Hapja e urës nuk kërcënon sigurinë’’, Kosova e vendosur: Dakordësia në dialog është arritur në 2015

Nga A2 CNN
2 Gusht 2024, 19:42 | Aktualitet

Autoritetet në Kosovë këmbëngulin se shqetësimet e ndërkombëtareve për tensionim të situatës ne veri, me hapjen e urës së Ibrit nuk qëndrojnë.

Teksa shtetet e QUINT e bënë të qartë pas takimit me kurtin se nuk përkrahin ndryshimin e statusit të urës, nga lëvizja Vetëvendosje në pushtet, thonë se është kërkesa e qyetarëve, madje edhe atyre serbë që ura të hapet.

Sa i përket kërkesës së bërë nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, që çështja e hapjes së Urës të diskutohet në Bruksel, deputeti i VV dhe nënkryetari i komisionit të sigurisë Dugolli, thotë se dakordsia për një çështje të tillë është arritur në 2015, dhe duhet të zbatohet

Por sipas politologes Magbule Shkodra, këmbëngulja e ndërkombëtarëve që ura të mos hapet, mund të lidhet me informacione që ata mund të kenë mbi kërcënimin e sigurisë.

Shkodra vlerëson se çështja e urës, bashkë më atë të dinarit mund të shkojnë sërish për diskutim në Bruksel, pasi siç tha Kosova aktualisht e ka të vështirë të marrë vendime të forta si shtet.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos