Kuvendi i Kosovës ndriçohet kuqezi

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2024, 07:24 | Aktualitet

Kuvendi i Kosovës ndriçohet kuqezi

Atmosfera kuqezi e festës së madhe të 28 Nëntorit vijoi edhe në orët e mbrëmjes në Prishtinë.

Objekti i Kuvendit të Kosovës ka marrë ndriçim me flamurin kombëtar, në 112-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Ditës së daljes së UÇK-së në skenë dhe datëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari.

Ndryshe, gjatë gjithë ditës në sheshet e kryeqytetit ka pasur atmosferë festive me qytetarë të shumtë që kanë shënuar këtë ditë të madhe historike. Kosovapress (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos