Komuna e Zveçanit për herë të parë feston Ditën e Pavarësisë

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2024, 11:18 | Aktualitet

Komuna e Zveçanit për herë të parë feston Ditën

Për nder të 28 Nëntorit, sot në Zveçan, pjesa veriore e Kosovës, për herë të parë është mbajtur seanca solemne e Kuvendit Komunal.

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci u shpreh i nderuar për mundësinë e fjalimit të tij para këshilltarëve të këtij kuvendi, në këtë ditë të veçantë për shqiptarët.

"Ne kujtojmë ditën kur ëndrrat e të parëve tanë morën kuptim", ka thënë mes tjerash Peci gjatë fjalimit të tij.

Sot mbushen 112 vjet nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë më 1912 në Vlorë. Kjo datë shënon edhe daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 1997. Gjithashtu, sot është edhe ditëlindja e komandantit legjendar, Adem Jashari./ KosovaPress (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos