Masakra e Prekazit, Krasniqi: Këtu janë rrënjët e lirisë sonë

Nga Rosalba Bejdo
5 Mars 2025, 20:01 | Aktualitet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi deklaroi se Epopeja e UÇK-së është kthesa më e madhe në historinë e vendit. Ndërsa Ish-kryeministri Haradinaj u shpreh se duhet ta mbrojnë lirinë duke qëndruar bashke me aleatet. Largimi nga aleancat sipas tij, është e gabuar.

“Epopeja e familjes Jashari dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është momenti i kthesës më të madhe në historinë e re të vendit tonë. Është momenti kur sakrifica e jashtëzakonshme dhe e paparë në historinë botërore u bë kushtrimi për popullin e Kosovës, për tu ngritur dhe për të luftuar për lirinë që e gëzojmë sot. Andaj çdo 5 ,6 dhe 7 mars vijmë këtu në Prekaz, në vendin ku i ka rrënjët liria jonë për të shprehur respektin e përjetshëm për kryekomandantin legjendar, Adem Jashari, për familjen Jashari, për gjithë dëshmorët, martirët dhe të rënët në rrugën e lirisë dhe në mënyrë të veçantë për UÇK-në si dhe për të marrë frymëzimin tonë për gjithë neve që jemi të angazhuar në jetën publike për të mos harruar që gjithmonë angazhimi ynë publik duhet të jetë për të mirën e vendit dhe për ta bërë Kosovën tonë më të mirë”, deklaroi Krasniqi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos