“Nuk kam pritshmëri”, Rohde: Duhet progres në dialogun Kosovë-Serbi

Nga A2 CNN
18 Tetor 2024, 16:12 | Aktualitet

Ambasadori gjerman ne Kosove, Jorn Rohde ka kërkuar progres në dialogun Kosovë-Serbi.

Duke komentuar takimin e radhës, në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel, ai tha se palët duhet të zbatojnë Marrëveshjen Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit.

“Pritshmëria ime, nuk kam, nuk mund të flas për përmbajtjen sepse ju e dini se duhet ta pyesni Qeverinë e Kosovës për këtë. Pritshmëritë tona janë që palët e interesuara që duan të lëvizin, flasin me njëri-tjetrin dhe kanë vullnet politik për të arritur progres sepse për momentin nuk ka shumë përparim në dialog. E di që ka zgjedhje, por ne gjithmonë kemi zgjedhje diku. Për qytetarët e rajonit dhe veçanërisht të Kosovës dhe Serbisë, është e rëndësishme që të ketë lëvizje që ne të ecim përpara dhe jam i sigurt se Lajçak dhe ekipi i ri në komision duan përparim, dhe në fund qëllimi përfundimtar është anëtarësimi i Kosovës dhe Serbisë në BE, të dyja dhe të gjithë e dinë se kjo mund të arrihet vetëm nëse kemi normalizim dhe pa normalizim nuk ka anëtarësim të mundshëm”.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos