Shpërthim në termocentralin Kosova A

Nga A2 CNN
18 Tetor 2024, 10:44 | Aktualitet

Shpërthim në termocentralin Kosova A

Një vatër e madhe zjarri është regjistruar mëngjesin e së premtes në termocentralin Kosova A, shkruan A2.

Sipas të dhënave paraprake, raportohet se para zjarrit është dëgjuar një shpërthim dhe më pas flakët kanë pushtuar njësinë nr.4 të termocentralit.

I menjëhershëm ishte dhe reagimi i KEK, i cili bën me dije se flakët u shkaktuan nga një qark i shkurtër, teksa siguroi qytetarët se tashmë zjarri është vënë në kontroll.

“Ekipet e mirëmbajtjes janë angazhuar që nga momenti i ndaljes së njësisë dhe po punojnë për skanimin e gjendjes, me qëllim që njësia të kthehet në operim sa më shpejt. Zjarri i raportuar në media ka ndodhur jashtë njësisë A4 dhe I njëjti është lokalizuar dhe fikur në kohë optimale nga zjarrfikësit”, thuhet në reagim.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos