“Opozita i dha armë Kurtit”, Kasolli: Politika "pakt me djallin", Haradinaj aleancë me serbët?

Nga A2 CNN
18 Prill 2025, 20:33 | Aktualitet

Analisti Afrim Kasolli, në një prononcim për gazetarin e A2 CNN në Prishtinë, Ideal Gola, ka bërë një skanim të situatës dhe manovrave politike të këtyre ditëve në Kosovë, ku dy herë kanë dështuar përpjekjet për konstituimin e Kuvendit.

Kasolli thotë se partitë opozitare i kanë dhënë një armë në dorë kryeministrit në detyrë Albin Kurti, me çështjen e dorëheqjes.

“Po tash e para mund të themi që kjo është situatë e paprecedentë në traditën e konsituimit të institucioneve të Kosovës. Deputetët kanë refuzuar ta votojnë edhe raportin për verifikimin e mandateve të tyre, që e bën një situatë të paprecedentë në aspektin politik. Në aspektin politik unë mendoj se prej përfundimit të zgjedhjeve e deri më sot, kryeministri Kurti ka ndjekur një gjuhë që e ka bërë të ,pamundur partneritetin politik. Në rastin konkret të konstituimit unë besoj se partitë opozitare bën një gabim politik duke i ofruar një armë kryeministrit Kurtit në aspektin politik, që po ju rikthehet atyre në bumerang. Ata e zhvendosën presionin e afateve kushtetuese nga kryeministri për fillimisht formimin e Kuvendit dhe qeverisë, tanimë mbi Kuvendin e Kosovës.”

Ai po ashtu flet për një pakt me djallin të politikanëve që po vendosin interesin personal para atij shtetëror.

“Mund që opozita do t’i japë vetes kohë për ti përforcuar edhe më shumë dhe për ti kaluar dallimet që i ka mes veti deri tek një koalicion qeveritar. Mund ta kenë ndërmarrë këtë veprim taktik. Këtë s’mund ta them me siguri, por deri më tani shihet qartë që edhe partitë opozitare, nuk kanë dëshmuar shenja dhe vullnet që janë të gatshme të qeverisin nëse LVV dështon t’i krijojë institucionet., Ato në mënyrë të tërthortë sikur i dhanë kohë Albin Kurtit sikur vetëm ai duhet të qeverisë.”

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos