Veriun e Kosovës tek Serbia, skandal i Ministrisë së Jashtme të Francës me deklaratën

Nga Xhevahir Qardaku
22 Maj 2024, 20:11 | Aktualitet

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në qeverinë e Francës duket se e ka pasur të vështirë të bëjë dallimin nëse operacioni i policisë së Kosovës në veri është çështje që prek Prishtinën apo Beogradin.

Deklaratën për reagimin ndaj aksionit të së hënës e kanë vendosur tek çështjet që prekin Serbinë dhe jo Kosovën. Nuk dihet nëse ky veprim është bërë me dashje apo nga pakujdesia e zyrtarëve francezë në ministrinë e jashtme.

Në deklaratë, qeveria Macron shpreh shqetësimin se operacioni me mbylljen e 6 filialeve të bankave serbe do të sjellë tensione të reja në veriun e Kosovës.

Ato ndikojnë në jetën e përditshme të komunitetit serb në Kosovë dhe shkojnë kundër përpjekjeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, parakusht për realizimin e perspektivës evropiane të dyja vendeve”, lexohet në deklaratën e ministrisë së jashtme franceze. Më tej u bëhet thirrje palëve që të kthehen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos