U vranë 120 të burgosur shqiptarë, Kosova kujton 25-vjetorin e masakrës në burgun e Dubravës

Nga A2 CNN
22 Maj 2024, 20:27 | Aktualitet

Kosova kujtoi të mërkurën masakrën në burgun e Dubravës që ndodhi nga data 19 e deri më 24 maj, ku vranë 120 të burgosur shqiptarë dhe 300 të tjerë u plagosën.

Operacioni i aparatit shtetëror serb që nisi ndaj 960 të burgosurve që po mbaheshin aty prej bindjeve dhe angazhimit të tyre për çlirimin e Kosovës u cilësua si gjenocid.

“Kjo vrasje është gjenocid i shteti serb mbi të burgosurit shqiptarë, kjo masakër është krim e hakmarrje mbi të burgosurit politikë shqiptarë, është hakmarrje mbi të burgosurit ushtarë të UÇK-së dhe vrasje e të burgosurve shqiptarë si shqiptarë.

Ne ishim të burgosur të mbijetuar të kësaj masakre dhe mendojmë se kjo masakër është krim lufte dhe kryerësit e këtij krime duhet te gjykohen e të dënohen si kriminelë lufte nga gjykatat e shtetit të Kosovës”, tha Nait Hasani.

Prokuroria Speciale e Kosovës është duke zhvilluar hetime në lidhje me këtë masakër dhe deri më tani ka ngritur një aktakuzë ndërsa në këtë rast si të pandehur janë 40 të tjerë.

Liderët e shtetit kanë kujtuar masakrën në burgun e Dubravës duke e cilësuar si një nga ngjarjet më të rënda që shpërfaqi egërsinë e pushtetit kriminal serb. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos