Probleme apo sabotim nga Shkupi? Dështon sërish seanca gjyqësore për rastin Banjska në Kosovë

Nga Xhevahir Qardaku
27 Tetor 2025, 15:24 | Aktualitet

Probleme apo sabotim nga Shkupi? Dështon sërish seanca gjyqësore

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se seanca gjyqësore në rastin e sulmit terrorist “Banjska” është anuluar. Sot duhej të bëhej dëgjimi i dëshmitarit të radhës nga Maqedonia e Veriut, i cili pritej të dëshmonte përmes video-lidhjes.

Shkaku i anulimit është se Gjykata e Shkupit ka njoftuar se nuk kanë mundësi që të bëjnë lidhjen me video konferencë për datën 27 tetor 2025, pasi pajisjet nuk janë funksionale për dëgjimin e dëshmitarit.

Sipas njoftimit nga drejtësia e Kosovës, për datat e radhës për këtë çështje penale, palët do të njoftohen paraprakisht përmes ftesave të gjykatës. Edhe më 21 tetor ka dështuar të mbahet seanca e radhës në këtë rast gjyqësor pasi mungoi dëshmitarja, Dragana Antonijeviç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos