Qytetarët e Kosovës, pa viza drejt Izraelit

Nga A2 CNN
18 Qershor 2024, 21:56 | Aktualitet

Qytetarët e Kosovës, pa viza drejt Izraelit

Izraeli ka vendosur të heqë vizat për qytetarët e Kosovës, duke u bërë shteti i 50-të që mundëson lëvizje të lirë për kosovarët.

Nënshkrimi i marrëveshjes u realizua në Prishtinë, nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, dhe ministri i Brendshëm i Izraelit, Moshe Arbel.

Kosova hapi ambasadën e saj në Jerusalem në korrik të vitit 2021, në këmbim të njohjes së pavarësisë së saj nga Izraeli. Izraeli është vendi i fundit që e njohu pavarësinë e Kosovës. Nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, Kosova shënoi edhe rritje të shkëmbimeve tregtare.

Prej 1 janarit, shtetasit e Kosovës me pasaporta biometrike udhëtojnë lirshëm në shtetet e zonës Shengen, në Evropë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos