Raporti i BIRN, Kosova ka bërë përparim në luftimin e terrorizmit

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2025, 21:01 | Aktualitet

BIRN publikon raportin që paraqet angazhimin e Kosovës në parandalimin dhe luftimin e terrorizmit. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, theksoi “bashkëpunimin e mirë me institucionet përkatëse dhe përkushtimin për një sistem të drejtësisë efektiv dhe të qëndrueshëm të mbështetur dhe nga partneret ndërkombëtar”.

Kurse Drejtori i Departamentit për Siguri Publike, në ministrinë e brendshme, Mensur Hoti, theksoi rëndësinë e përfshirjes së shoqërisë civile në vlerësimin e strategjive për parandalimin e terrorizmit dhe aktorëve të tjerë.

Ndërsa autori i këtij raporti, Labinot Leposhtica, tha "se shteti i Kosovës, ka zgjedhur një qasje gjithëpërfshirës, duke mos u kufizuar vetëm tek, ndjekja, hetimi, gjykimi, burgimi i këtyre personave. Në konkluzion të këtij raporti, thuhet se vetëm me punë dhe angazhim të gjithë aktorëve, do të mundësohet luftimi i çdo ekstremizmi dhe të parandalohen veprimet terroriste. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos