“Kosova duhet të përmirësojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara”. Kështu është shprehur ish-diplomati amerikan, James Hooper, gjatë një intervistë për Radion Evropa e Lirë.
Hooper thekson se nëse kjo nuk ndodh do të ishte një rrezik që SHBA-ja të përfshihej në përpjekjet e Kosovës për të arritur marrëveshje me Serbinë. Sipas tij, “është shumë e rrezikshme për Kosovën kur amerikanët e shohin atë si problem”.
SHBA sipas Hooper, besojnë se Qeveria e Kosovës provokon tensionet me Serbinë. Hooper ka nënvizuar se Serbia nuk është e pafajshme, por ka shtuar se është e rrezikshme kur amerikanët e shohin Kurtin si faktorin kryesor destabilizues në rajon. (A2 Televizion)