Orav: Mbi 880 milionë euro i janë dhënë Kosovës për zbatimin e agjendës së reformave

Nga Tomorr Avdia
27 Shkurt 2025, 13:46 | Aktualitet

Orav: Mbi 880 milionë euro i janë dhënë Kosovës

Zyra e Bashkimit Evropian ka shënuar sot Ditën Ndërkombëtare të OJQ-ve, i cili ka theksuare se janë mbi 880 milionë euro në dispozicion për zbatimin e agjendës së reformave të Kosovës.

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, theksoi rëndësinë e organizatave të shoqërisë civile dhe mediave në fuqizimin e demokracisë dhe procesin e integrimit evropian të Kosovës.

“BE-ja ka mbështetur një numër të madh organizatash të shoqërisë civile dhe mediave gjatë dy dekadave të fundit. Në mënyrë të pashmangshme, ju jeni gjithashtu një partner i paçmuar në procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE, jo më pak për faktin se keni një aftësi të jashtëzakonshme për të ndjerë pulsin dhe nevojat e shoqërisë në çdo kohë. Kosova është me fat që ju ka”, ka deklaruar ai.

Orav gjithashtu u shpreh i vetëdijshëm për ndikimin e pezullimit të ndihmës amerikane në sektorin e OJQ-ve në Kosovë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos