Rusia dhe Serbia tërbohen për Dodik: BE nuk e llogarit askush, i ka mbetur vetëm Ballkani

Nga Rosalba Bejdo
12 Mars 2025, 22:24 | Aktualitet

Krerët politikë në Rusi dhe Serbi kanë nxituar t'i dalin në mbrojtje liderit të Republikës Srpska, Milorad Dodik, duke dënuar urdhrin e arrestit kundër tij.

Presidenti Vuçiç theksoi se Serbia nuk do ta mbështesë kurrë arrestimin e liderëve të Republikës Srpska.

“Gjithmonë do të luftojmë për paqen dhe do të respektojmë Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit, por gjithashtu do të qëndrojmë në krah të Republikës Srpska dhe lidershipit të saj,” tha Vuçiç.

Ndërkohë, zv.kryeministri i Serbisë Aleksandër Vulin tha se Serbia është e fortë mjaftueshëm dhe se ndalimi i zyrtarëve të lartë të Republikës Srpska nën urdhrat e zyrës ekstra kushtetuese të Prokurorit të Bosnje dhe Hercegovinës nuk do të lejohet.

Vulin theksoi se askush nuk e pyet më Bashkimin Europian dhe se e vetmja gjë që i ka mbetur është të merret me Ballkanin.

“Për këtë arsye mbështet shqiptarët të vjedhin votat e serbëve në Kosovë… Për këtë arsye kam frikë nga ajo që po ndodh në Republikën Srpska,” tha Vulin për televizionin Pink.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov e cilësoi vendimin një akt dhune kundër sovranitetit dhe pavarësisë së Bosnje dhe Hercegovinës, po ashtu ndaj sistemit të saj gjyqësor. “Je në rrugën e duhur, edhe pse ajo është me gjemba,” tha Lavrov në një letër drejtuar Dodik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos